Delawe: Korrupsioni në Kosovë, pengesa më e madhe për zhvillimin e ligjit

20 Shtator 2016 / e Martë /  13:04

Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë Greg Delawie, ka thënë se korrupsioni në Kosovë paraqet pengesën më të madhe për demokracinë dhe zhvillimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Gjatë diskutimit me temën “Etika  në Biznes dhe Korrupsioni”,  të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ambasadori amerikan ndër të tjerash tha se korrupsioni dëmton sigurinë dhe prishë stabilitetin e një vendi.

Ai ka shprehur qëndrimin e ShBA-ve në luftimin e kësaj dukurie, duke thënë se Kosova do ti ketë ShBA-të partner në luftimin e korrupsionit, raporton KosovaPress.

E kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka tha se sfidat e zbatimit te ligjit dhe luftimit të korrupsionit janë faktorët kryesorë që po ndikojnë në moszhvillimin ekonomik të vendit dhe mosterheqejen e investimeve të huaja.

Sipas tij, luftimi i korrupsionit duke shfrytëzuar mekanizmat ligjor dhe etikën e punës do të rriste besimin e qytetarëve në biznese.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme