Numri i zëvendësministrave në Qeverinë e Ramush Haradinajt ka shkuar në 63.
Me vendim të Haradinajt, të martën, Rexhep Kadriu është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës.
Numri i zëvendësministrave mund të kthehet në 62 pasi Muharrem Nitaj, zëvendësministër i Arsimit pritet të marrë postin e deputetit të PAN-it.