Pas vendimit për bojkotimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës nga PDK-AAK-Nisma, të njëjtën gjë e ka bërë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Veseli e ka ftuar ta zëvendësojë atë, nënkryetaren e Kuvendit, deputeten e VV-së, Aida Dërguti.
Në ndërkohë, Grupi Parlamentar i LDK-së ka kërkuar pauzë pesë minutëshe.
Seanca megjithatë ka vazhduar dhe aty janë deputetët e LDK-së, VV-së dhe Listës Serbe. /Sakte.net/