Në fshatin Krajk të Prizrenit është gjetur një person pa shenja jete.
Policia njofton se trupi i personit të pajetë është gjetur sot në afërsi të lumit Drin.
Pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi i hetuesve rajonalë, krim teknika dhe ekipi i emergjencës ku mjeku kujdestar ka konstatua se trupi ishte pa shenja jete.
Po ashtu është njoftuar prokurori i shtetit ku me urdhër të tije trupi i pa jetë dërgohet në IQMJ për autopsi me qëllim të vërtetimit të shkakut të vdekjes. /kp