Koalicioni me LSDM-në në nivel lokal po funksionon në mënyrë transparente, ka thënë deputeti Artan Grubi në debatin në “Rruga drejt” në Alsat-M.
“Po veprohet mirë, për herë të parë kemi nënkryetar shqiptar në qytetin e Shkupit, është një lajm i mirë, koalicioni dhe mirëbesimi midis dy partnerëve është në rritje e sipër dhe kjo është e bazuar në programet për reforma”, ka thënë Grubi, transmeton Aktuale.mk.