Në Istog ka vota nga njerëz që kanë vdekur para 10 vitesh

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, duke folur për përmbysjen e rezultatit në Istog me votat me kusht dhe ato me postë, ka theksuar se në Komunën e Istogut, është rikthyer votuesi i vdekur.

Haziri në emisionin “Debat D” të RTV Dukagjini, ka thënë se një fenomen i votuesit të vdekur që u pat harruar në Kosovë, është kthyer, sipas tij, përsëri në zgjedhjet e balotazhit në Istog.

“Kemi gjetur raste kur certifikatat e vdekjes janë nxjerrë në shërbimin civil, ndërsa në regjistrat e votuesve janë votues me postë. Tjetra është se janë hapur llogari në emër të personave të vdekur, dhe më pas është bërë kërkesë në KQZ, për votim nga jashtë, me ç’rast një kërkesë e tillë është aprovuar. Kemi raste kur është marrë kodi dhe ka votuar personi në emër të dikujt, i cili ka vdekur 10 vite më parë. Ne e kemi gjetur ceritifkatën e vdekjes dhe gurin e varrit, ku është i varrosur ai person”, ka shtuar Haziri.

Sipas tij, kemi fenomenin e votuesve nga jashtë Istogut, të cilët kanë votuar në dy ose tri qendra.

“Qendra e parë është Maribori në Slloveni dhe një qytet në Mal të zi, dhe të gjithë votuesit nga këto qytete, kanë votuar nga një adresë. E kemi verifikuar që njerëzit që kanë votuar në Mal të Zi, jetojnë në Luksemburg. Ky skenar i përgatitur, është makineri e cila duhet të zbërthehet deri në fund”, ka shtuar Haziri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme