Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka një histori të bujshme të konflikteve dhe mospajtimeve me gazetarët dhe analistët, nëpër studiot dhe konferencat e ndryshme.
Kësaj radhe, Rama nuk ka mundur të durojë gjuhën e analistit Artur Zheji, të cilin gjatë një debati në televizion, nuk e ka lejuar që t’i drejtohet me përemrin ‘ti’.
“Për ty jam ‘ju’ e jo ti. Ashtu i lejoj të më drejtohen vetëm ata në të cilët kam konfidencë”, tha Rama.
Në videon më poshtë keni videon e këtij rasti.
blob:https://www.dailymotion.com/2c26c8e0-79d3-4cd7-ad6e-5e79f1dd524d