Vritet një person në Prishtinë

Një person është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, kurse një femër ka mbetur e plagosur.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani”.

“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat: N. S , 33 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, R. C,  19 vjeç, femër, shtetase Kosovare , (e lënduar lehte),të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat (N.S), nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 04:00, nga QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një komunikatë për media.

“Aktualisht policia ka arrite që të identifikoj një person si të dyshuar të mundshëm dhe është duke punuar për arrestimin e tij.  Ndërkohë që hetuesit policor, me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme