Në zbatim të këtij urdhri të gjykatës, Policia e Kosovës kishte marrë masat e duhura për arrestimin e deputetëve në ditën kur ishte planifikuar mbajtja e seancës së Kuvendit.
Disa minuta para orës 10:00, kohë kjo kur ishte paraparë nisja e seancës, deputetët e grupit parlamentarë të Vetëvendosjes, dolën nga seanca e Kuvendit për t’i pritur dhe penguar arrestimin e tre kolegëve të tyre, të cilët po ashtu po i priste edhe policia, shkruan lajmi.net.
Kur, Kurti, Kadaj-Bujupi e Haxhiu, dolën nga vetura përpara tyre u nisën policia dhe deputetë tjerë të VV-së, këta të fundit për të penguar arrestimin e kolegëve të tyre.
Pas disa minutash përleshje me policisë e deputetëve dhe aktivistëve të VV-së, polica ka arrit të fus në veturat e tyre tre deputetët e VV-së.
E para që është arrestuar ka qenë Donika-Kadaj-Bujupi, e më pas edhe Kurti e Haxhiu.
Policia ka qenë e detyruar të përdorë sprej ndaj deputetëve të VV-së, të cilët pengonin nisjen e veturës së policisë për të dërguar në burg deputetët e arrestuar.
Nga kjo përleshje ka pas arrestime edhe të aktivistëve të VV-së, si dhe disa persona duke përfshirë edhe gazetarë janë alivanosur nga hedhja e sprejt./Lajmi.net/