Pas takimit me ambasadorin e Republikës së Kosovës, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu takoi sot edhe Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë z. Fatos Reka.
Në lidhje me këtë takim kreu i Komunës së Çairit u shpreh:
“Nder dhe kënaqësi që në Nëntorin e festave kombëtare pas takimit me ambasadorin e Republikës së Kosovës, mirëprita sot edhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vend z. Fatos Reka, të cilin poashtu e njoftova me vizionin e realizimit të reformave zhvillimore të elabuara përmes projekteve në programin “Kontrata 2017-2021″. U dakorduam që të intensifikojmë bashkëpunimin me njësitë e vetëqeverisjes lokale në Shqipëri, proces që do të ndihmojë në menaxhimin sa më efikas të sfidave të reja në arsim, kulturë e zhvillim ekonomik.
Ambasadori Reka shprehu gatishmërinë e plotë të bashkëpunimit me qëllim hapërimin sa më dinamik drejt konkretizimit të vlerave zhvillimore.”