Fatmir Limaj fiton edhe nëj betejë juridike, shpallet i pafajshëm

Trupi gjykues në krye me gjyqtaren e EULEX- it, Maria Tuma ka marrë vendim ndaj ish-ministrit të Transportit, tani zëvendëskryeministër, Fatmir Limaj, në rastin gjyqësor të njohur si MTPT që ai të lirohet nga pika një e aktakuzës për krim të organizuar

Në këtë pika të aktakuzës shpallen të pafajshëm edhe Nexhat Krasniqi, Endrit Shala, Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.

Edhe në pikën e dytë të aktakuzës shpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimit të akuzuarit Limaj u shpall i pafajshëm.

Sipas Tumas, Limaj, Shala e Krasniqi kanë ndihmuar kompanitë për të marrë tenderët duke siguruar të mira materiale për veten në vlerë mbi 2 milionë euro.

Limaj, ishte akuzuar nga Prokuroria Speciale për krim të organizuar, gjatë kohës sa Limaj ishte ministër i Ministrisë së Transportit në vitin 2008.

Në fjalën e tij përfundimtare Fatmir Limaj, të mërkurën tha se nuk ka asnjë provë që e implikon atë në korrupsion, pasi siç deklaroi ai, në fjalën e prokurorit në asnjë shkresë, e në asnjë dokument nuk është thënë se ka ndodhur ndonjë keqpërdorim gjatë kohës sa ai ka qenë ministër.

Gjithashtu, ai tha se i është bërë një gjyq publik, dhe se njerëz dhe disa media, nuk kanë lënë asgjë pa bërë në tendencë për të shkatërruar personalitetin e tij. /

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme