Flet avokati Rrecaj: Kush ia montoi rastin Fatmir Limajt

Avokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj, duke folur pas lirimit të kryetarit të Nismës nga gjykata si i pafajshëm nga të gjitha akuzat, ka thënë që rasti që zgjati disa vite ishte i montuar nga njerëz brenda dhe jashtë vendit që e donin Limajn në burg, transmeton Gazeta Metro.

Duke folur në Info Magazine të Klan Kosova, Rrecaj tha që SMS’të e paraqitur si prova kanë qenë të montuar dhe që prokurori asnjëherë nuk ka dhënë urdhër për ekspertizë teknologjike, pasi siç thotë Rrecaj, prokurori e ka ditur që SMS’të janë të montuar.

“Rasti ndaj Limajt ishte i montuar nga vendorët dhe ndërkombëtarët”, tha Rrecaj, duke përmendur disa prokurorë të EULEX’it, njëri prej të cilëve kishte thënë që ‘ e do Limajn në burg me ose pa prova’.

“EULEX’i dhe UNMIK’u janë misione të dështuara”, tha ai duke shtuar që ishte i sigurt që rasti ndaj Limajt do të fitohej nga mbrojtja, pasi nuk kishte aspak prova.

Tutje, Rrecaj tha që ai ka informacione që po kërkohet që EULEX’it t’i vazhdohet mandati edhe për dy vite, por tha që kjo nuk duhet të ndodhë ‘as edhe për dy minuta’.

Limaj u shpall sot i pafajshëm nga të gjitha pikat e akuzës që lidheshin me kohën kur ai ishte ministër i ministrisë që në atë kohë quhej Ministria e Trasportit dhe Postë-Telekomunikacionit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme