Gazetari dhe prezantuesi Adriatik Kelmendi ka shkruar që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, po synon të ndajë Kosovën duke shfrytëzuar ndikimin brenda Kosovës përmes 9 deputetëve e 10 kryetarëve të komunave që udhëhiqen nga serbët, përcjellë Gazeta Metro.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Kelmendi ka thënë që rreth planeve të Vucic’it për ndarjen e Kosovës tashmë po flitet nga politikanët dhe diplomatët në Europë e Amerikë.
“Vuçiqi me 9 deputetë në Kuvend të Kosovës, 10 kryetarë komunash dhe fuqinë brenda Qeverisë Haradinaj, do të synojë të kapitalizojë drejt plan-synimit të ardhshëm – ndarjes së Kosovës”, ka shkruar Kelmendi.
“Kjo temë tashmë është hapur në qarqe të ndryshme politike e diplomatike në SHBA e Evropë”, thotë ai.