Ky do të jetë deputeti i ardhshëm i VV’së që zëvendëson Mytaher Haskukën

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Prizrenit, Myaher Haskuka ka fituar garën komunale për të parin e Prizrenit.

Pas përfundimit i të numërimit të votave me kusht, me postë dhe atyre të personave me aftësi të kufizuar, Haskuka ka dalë fitues.

Ndërkohë duhet përkujtuar që Haskuka ka postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, i cili tani e tutje do të bartet tek dikush tjetër.

Është pikërisht Sali Zyba, ai i cili pritet të zëvendësojë Haskukën në Parlamentin e Kosovës.

Zyba kishte arritur që në zgjedhjet e 11 qershorit të mblidhe 5 mijë e 983 vota.

Lidhur me këtë Zybës i është dashur që të presë rezultatin e sotëm nga Prizrenit, në mënyrë që të dihet se a do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme