Një 22-vjeçar u arrestua dje në Fier, me akuzën për marrëdhënie seksuale me të mitur, pasi u kap në banesën e tij me një vajzë 13 vjeçe. Sipas Policisë, Oltjon B., banues në Kallm, Fier, është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me 13- vjeçaren A.L., për të cilën ishte vënë në alarm familja e saj. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 të së enjtes, në fshatin Kallm i Madh, ku i riu u gjet bashkë me të miturën. Kjo e fundit ishte larguar nga banesa disa orë më parë dhe pasi nuk është kthyer në banesë dhe nuk u përgjigjej thirrjeve të familjarëve të saj, ata kanë sinjalizuar Policinë.
Policia është nisur në banesën e 22-vjeçarit, i cili është gjetur në momente intime me të miturën. Kur blutë mbërritën në vend, ai nuk kishte asnjë nga familja e tij në shtëpi, çka duket se është shfrytëzuar për të marrë në banesë bashkëfshataren.
22-vjeçari ka thënë: Nuk kam abuzuar me të. E dua vajzën dhe ne do të fejohemi. Nuk e kam marrë me dhunë, ajo erdhi vetë këtu dhe unë e kam trajtuar mirë. Po të doni pyeteni edhe vajzën”.
Ndërkohë, e mitura është marrë në pyetje në prani të një psikologu si dhe të një punonjësi social. 13- vjeçarja ka thënë për Policinë se nuk ka ikur nën presionin e askujt.
Nga ana tjetër, e mitura është shprehur: Unë kam ikur vetë nga shtëpia. Rreth orës 20.00 ika për t’u takuar me të dashurin tim dhe nuk e di pse na erdhi Policia e na gjeti në shtëpinë e tij. Ne ikëm në atë orë sepse ai nuk kishte njerëz në shtëpi dhe menduam se ishim me qetë. Unë e dua dhe ai më do. Mua më lindi ideja që të iknim”./Dritare.net