Kahn Design prezanton modelin e ri Evoque X-Lander

Kompania e njohur britanike Kahn Design është marrë me modifikimin e edhe të një Range Rover Evoque, por kësaj radhe në bashkëpunim me kompaninë Cooper Tyre.

Rezultati i këtij bashkëpunimi është ky Range Rover Evoque X-Lander Edition, një veturë me eksterier dy-ngjyrësh, mbrojtësit anësorë të zgjeruar, mbrojtësin e përparmë me drita për mjegull, mbishkrimin “KAHN” në kofano dhe derën e bagazhit, mbrojtësin e pasmë me difuzer, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, Evoque X-Lander Edition vjen edhe me sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, rrotat RS prej 20-inç me ngjyrë të zezë Satin e me goma Cooper 275/40/20, si dhe me interier luksoz i cili përbëhet nga lëkura Herringbone me ngjyrë të zezë dhe pedalet e reja.

Sa i përket çmimit, Range Rover Evoque X-Lander Edition kushton 60,000 funte.


më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme