Haradinaj tha se qëndrimin e Kosovës për dialogun ua ka bërë të qartë edhe zyrtarëve të Brukselit, nga të cilët ka kërkuar përgjigje për stagnimin e procesit integrues për Kosovën.
Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë po i afrohet fazës përfundimtare, tha kryeministri Ramush Haradinaj.
Ai tha se nuk mund të vazhdojë duke përfituar vetëm Serbia nga një proces ku është e përfshirë edhe Kosova.
Haradinaj tha se qëndrimin e Kosovës për dialogun ua ka bërë të qartë edhe zyrtarëve të Brukselit, nga të cilët ka kërkuar përgjigje për stagnimin e procesit integrues për Kosovën.
Ai nuk deshi të thotë nëse reagimi i tij ndaj Brukselit dhe qëndrimi i pa ndryshuar për demarkacionin kanë acaruar raportet e tij me presidentin Thaçi siç ishte raportuar në media.
Këto komente Haradinaj i bëri pas homazheve në kompleksin e Jasharëve ne Prekaz dhe familjes Jashari.
Gjatë ditës kryeministri Haradinaj në prag të festës së 28 Nëntorit bëri homazhe edhe tek shtatorja e komandantit Zahir Pajazitit dhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.