Deklarimi i ministrit shqiptar, Pandeli Majko, në forumin ekonomik të diasporës shqiptare për hapje kufiri mes Shqipërisë e Kosovës është raportuar gjithandej në mediat serbe, përfshirë edhe agjencinë e lajmeve Tanjug.
“Me një janar, në vitin 2018 ne shqiptarët e krahut tjetër po ju presim t’i hapim kufijtë. Le të bëjmë këtë veprim europian”, ka thënë Majko.
Tanjug shkruan gjithashtu se këto fjalët të ministrit shqiptar janë thënë në emër të kryeministrit Edi Rama.