Serbia alarmohet pas deklaratës së Majkos për Kosovën dhe Shqipërinë

Mediat serbe kane reaguar pas deklaratës së ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko. Me titullin “Provokacija”, “Provokimi i Shqipërisë, ministri i bëri thirrje Kosovës më 1 janar 2018 të hapë kufijtë”, gazeta serbe “Blic” ka komentuar deklaratën e Majkos.

Sipas Blicit, gazeta e Prishtinës “Koha Ditore” raportoi se Majko, ish kryeministri i Shqipërisë, gjatë bombardimeve të NATO-s në Serbi, “foli në emër të kryeministrit aktual të Shqipërisë Edi Rama” të shtunën.

Majko tha se në vitin 1999 “kur Shqipëria hapi kufijtë me shqiptarët e Kosovës, askush nuk kërkoi pasaporta nga bota dhe se nuk ka nevojë për dokumente tani. Ne shqiptarët, nga ana tjetër, presim me padurim hapjen e kufirit deri në janar 2018. Do të kryejmë këtë veprim evropian”, tha Majko./Dritare.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme