Mediat serbe raportojnë se Serbia do të blejë avionë MIG -29 nga Bjellorusia.
Sipas “Tanjug”, kontratat e blerjes së mjeteve luftarake do të nënshkruhen nga ana e presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe kreut presidencial të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko.
Burime kanë thënë se Beogradi dhe Minsku kanë rënë dakord dhe marrëveshja do të nënshkruhet në muajin mars. Bëhet me dije se Serbia e bën këtë veprim në mënyrë që të rrisë kapitalin e saj ushtarak dhe të jetë në “krye të ushtrive ballkanike”, transmeton Shekulli. Serbia pritet të blejë modelin e avionëve ushtarakë të versionit V dhe PG të S-300.
Synimi i Serbisë është që të modernizojë pjesën e saj ushtarake dhe se blerje ka bërë të ngjashme edhe nga Rusia, një aleat strategjik historik i shtetit serb. Minsku është gati t’ia japë këto mjete ushtarake Serbisë në kushte të ulëta të çmimeve të tregut.