Rama e pret Haradinajn në Korçë me Gardën Shtetërore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka rezervuar pritje shtetërore homologut të tij nga Kosova, Ramush Haradinajt.

Garda Shtetërore e Shqipërisë është rreshtuar për ta pritur Haradinajn në Korçë ku edhe do të mbahet mbledhja e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kjo mbledhje organizohet në kuadër të bashkëpunimit në mes dy qeverive, për lehtësimin e tregtisë dhe zgjerimin e bashkëpunimit.

Tashmë në Korçë kanë arritur ministrat e kabinetit qeveritar nga Kosova, ku pas pak pritet të nisë mbledhja mes dy qeverive.

Dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë, pritet që të zhvillojnë takimin e tyre të përbashkët, përgjatë festës së 28 Nëntorit. Takimi do të fillojë në Korcë, e më pas, nesër do të vazhdojë në Vlorë.

Në Vlorë, të martën më datë 28 nëntor do të nënshkruhen 12 marrëveshje bashkëpunimi. Ministrat e kabinetit Rama dhe Haradinaj do të firmosin një memorandum bashkëpunimi mes ministrive të mjedisit për mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit, një tjetër memorandum për bashkëpunimin në fushën e kulturës, marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunimin për diasporën dhe një protokoll teknik mes dy ministrive të bujqësisë për njohjen bilaterale të certifikatave veterinare për produktet shtazore mes dy vendeve.

Gjithashtu do të nënshkruhen një memorandum mirëkuptimi mes agjencisë AIDA dhe homologes kosovare KIESA, për nxitjen e investimeve, një memorandum mirëkuptimi në fushën e energjisë elektrike mes dy ministrive të energjetikës, marrëveshje për njohjen e kontributeve shoqërore dhe marrëveshje bashkëpunimi mes ministrive të jashtme në kuadër të integrimit evropian.

Kjo është mbledhja e katërt e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës, ndërsa nesër në Vlorë, të anëtarët e të dyjave do të marrin pjesë në manifestimin 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

© KOHA. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme