EULEX i jep përgjigje PDK-së për lëshimin e seancës javën e kaluar

Zyra e BE-së në Prishtinë, EULEX dhe Shefat e Misioneve të BE-së në Kosovë janë përgjigjur ndaj deputetëve të koalicionit qeverisës të cilët bojkotuan një seancë të Kuvendit si protestë ndaj ELUEX-it dhe akuzave që së fundi janë ngritur nga një ish-zyrtar i këtij misioni.

Kjo është kumtesa e plotë:

Kumtesë për shtyp nga Zyra e BE-së/ Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, EULEX-i dhe Shefat e Misioneve të BE-së në Kosovë

Kosova ka një perspektivë evropiane. Por ritmi i afrimit të Kosovës me BE-në varet qartë nga ritmi më të cilin ajo i zbaton reformat në të gjitha fushat përkatëse, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore. Një demokraci funksionale, efektive, shumëpartiake parlamentare është thelbësore në Kosovë në mënyrë që t’u mundësojë ligjvënësve kosovarë t’i bëjnë këto reforma shumë të nevojshme. Është e rëndësishme që të ndiqen proceset demokratike, që parlamenti të takohet rregullisht, të funksionojë siç duhet dhe në mënyrë efektive, dhe të mbështes sundimin e ligjit. Ne presim që të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur të veprojnë me përgjegjësi dhe të zbatojnë pa vonesa të panevojshme prioritetet që pasqyrojnë vullnetin e popullit.

Në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve komunale, BE-ja po i ndjekë nga afër të gjitha zhvillimet dhe pret që të gjithë aktorët politikë të veprojnë me përgjegjësi, për hir të popullit të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme