Anëtarët e familjes së ish-ushtari serb, Darko Tasic i arrestuar ditë më parë në Kosovë, nën dyshimin për krime lufte gjatë viteve 99, po mohojnë se Tasic ka kryer krime në Kosovë.
Gruaja e tij Ivana dhe motra e tij Gora Peric, po thonë se Darko nuk ka kryer krime në Kosovë. Gruaja e tij thotë se ata kanë ardhur shpesh në Kosovë por që nuk kanë pasur asnjëherë problem deri javën e kaluar kur edhe u arrestua Darko Tasiqi, shkruan Insajderi.
“Ne jemi të martuar qe 10 vite. Kemi kaluar disa herë kufirin kemi shkuar në Kosovë dhe asnjëherë nuk kemi pasur problem. Ai është arrestuar për të e larguar atë nga Kosova. Ai është akuzuar për krime lufte që serbët të mos shkojnë në Kosovë”, ka deklaruar gruaja e tij.
Motra e tij ka treguar për dan.co.me, se në momentin kur Darko është arrestuar me të ishte dhe xhaxhai i tij.
“Ne arritëm në kufi, pastaj na ndan. Kosovarët e morën atë dhe e dërguan në një shtëpi tjetër, ndërsa më pas ata e arrestuan, na tregoi xhaxhai”, ka thënë gruaja e tij.
Motra i tij ka deklaruar se Darko nuk ka qenë anëtarë i MPB-së, por sipas tij gjatë bombardimeve në Prizren ai ishte plagosur dhe Akademia Mjekësore Ushtarake e Serbisë e mjekoi atë.
Tasic u arrestua javën e kaluar në Bërnjak, ndërkaq dyshohet se ai së bashku me serb të tjerë dhe rezervistë të MUP-it kanë djegur shtëpitë e shqiptarëve.