Astrit Deharit ia ka kushtuar “Vetëvendosje” fitoren në Prizren, raporton KTV.
Aktivisti i tyre vdiq nëntorin e kaluar këtu në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Në Ditën e Flamurit, qytetarë të shumtë e zyrtarë të “Vetëvendosjes” e Nismës për Kosovën në Prizren, janë mbledhur për të festuar fitoren në zgjedhjet lokale.
Nga Prishtina, Mytaher Haskukës i janë bashkuar kryetari i partisë e ai i Komunës. Kryetari i zgjedhur i Prizrenit, ka thënë se kjo është fitore e qytetarëve, të cilëve u ka kërkuar përkrahje në qeverisjen e tij të ardhshme.
Ai ka falënderuar veçanërisht Albin Kurtin për këtë fitore.
Haskuka i “Vetëvendosjes” e kishte përmbysur rezultatin në rundin e dytë të zgjedhjeve ndaj kandidatit të PDK-së, parti e cila ka qeverisur Prizrenin për 10 vjet.