Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se në rrugëtimin shekullor kombi ynë ka arritur suksese, ndonëse jo në përmasat e duhura.
Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ai ka theksuar se gjatë këtyre viteve populli ynë ka shënuar suksese të shumta, por ende larg përmasave të lavdisë e të flijimeve që janë bërë ndër shekuj.
Krasniqi ka thënë se nëntorët janë sublimin i luftërave shekullore për liri e atdhe.
Megjithatë, ai ka deklaruar se realizimi i idealeve është çështje që lë për të dëshiruar shumë, Krasniqi është shprehur i pakënaqur me punën e institucioneve të Republikës së Kosovës, për çka ka thënë se edhe nuk është pjesë e tyre.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se veprat çlirimtare së më paku mund të jenë vepra individualiste.
Sipas tij, kjo ndodhi edhe për shkak se fatin e kombit e të atdheut e lamë në duar të axhamive politikë.