Disa veteranë, e kanë idol Enver Hoxhën dhe urrejnë Ibrahim Rugovën

Asnjëherë nuk munden dot të shkëputen nga ideologjia e tyre marksisto- leniniste, nën frymën e LPK-së, një organizatë me qëndrime totalisht marksisto-leniniste. E tillë është kryesia e sotme e veteranëve të ish- UÇK-së.

Të mbushur vrerë dhe helm nga sëmundja patologjike e urrejtjes ndaj frymës rugoviane, nuk lanë gjë pa bërë e pa fyer kundër babait të shtetit të Kosovës, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Për të ardhur keq, që vlerat e UÇK-së sot kinse mbrohen nga njerëz, që në fakt s’kanë të bëjnë asgjë me frymën e vërtetë të një lufte çlirimtare. Një luftë çlirimtare ka synim kryesor armikun, në këtë rast serbin, jo luftën për pushtet.

Ndonëse, filluan me çdo mjet luftën e përbaltjes kundër presidentit Rugova, asnjëherë nuk arritën qëllimin e tyre të vërtetë.  Ata që dikur e shpallën edhe tradhtar, mandej i dogjën flamurin e Dardanisë, së fundi refuzuan edhe ftesën e kryeministrit Haradinaj që të përkulën para varrit të babait të shtetit të Kosovës. Nuk kanë faj këta që nuk i përkulën, vërtet jo. Sikur mos të ishte presidenti Rugova këta do vazhdonin të shpifnin çdo gjë për veten e tyre, duke u mveshur me  tiparet e Skënderbeut e të heronjve të gjallë. Dhe nën këtë maskë të vazhdonin të vjedhin dhe zhvatnin çdo gjë që iu del përpara.

Këta që s`kanë lënë as minjtë e shtëpisë pa i futur në lista të veteranëve të UÇK-së, ende vuajnë nga sëmundja e inferioritetit. Kjo ka një shpjegim “alla” shqiptarë, duke mos mundur asnjëherë të krahasohen me figurën markante dhe kolosale të presidentit Rugova, nuk iu mbet asgjë pos ta urrenin atë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme