“Kosova do të vlerësohet keq me publikimin e strategjisë së zgjerimit nga BE”

Kryeministri Ramush Haradinaj, u shfaq goxha optimist kur u pyet për rrugën evropiane të Kosovës, këtë të shtunë në Korçë.

“Mënyra e vetme për të ecur Kosova në integrim europian, është të forcohet rendi dhe ligji të thellohen reformat. Këto janë sfidat e Kosovës para vetes, jemi seriozë në punë dhe ritmi i Kosovës do të ndryshojë”, deklaroi ai të hënën.

Por, Naim Rashiti nga Grupi për Ballkanin, ka informata se Kosova do të vlerësohet keq në shkurt të vitit që vjen, kur Bashkimi Europian ta publikojë strategjinë e zgjerimit, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Bosnja, do marrin rekomandime e përparim në integrim.

Por, ish Ministrja e Integrimit Europian, Mimoza Ahmetaj mendon që Kosova e Serbia as që duhet krahasuar në këtë mes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme