Sot është një nga festat më të rëndësishme për shqiptarët, që simbolizon rezistencën dhe sakrificën e shqiptarëve për liri dhe sovranitet.
Mirëpo jo të gjithë kanë mundësinë për ta shijuar ndjenjën festive që e krijon 28 Nëntori.
E nga ta janë edhe aktivistët e deputeti i Vetëvendosjes, të cilët nga festa e liria i privon vendimi i Gjykatës Themelore, që u cilësua skandaloz dhe politik nga shumëkush.
Madje, për Frashër Krasniqin dhe Egzon Halitin ky është 28 Nëntori i tretë që po e kalojnë ne burg, ndërkaq për aktivistët Adea Batusha dhe Atdhe Arifi i dyti.
Më 28 Nëntor 2015 Policia e Kosovës kishte thyer zyrat e Vetëvendosjes për të arrestuar Albin Kurtin. mirë po ata hasën në një rezistëncë të madhe të aktivistëve me ç’rast Frashër Krasniqi e Egzon Haliti ishin në mesin e shumë të arrestuarve. Deputeti Krasniqi ishte rrahur brutalisht e ishte plagosur edhe me plumb gome. Ata u mbajtën në arrest.
Po në këtë datë, në vitin 2016, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti e Atdhe Arifi nuk ishin të lirë për të festuar, e kësaj here ata së bashku me tre aktivistë të tjerë akuzoheshin se sulmuan Kuvendin e Republikës së Kosovës.
E ky është nëntori i tretë që ata, tashmë të dënuar, gjinden në burgun e Dubravës.
Deputeti Frashër Krasniqi u dënua me 8 vet burg, Atdhe Arifi me 6 vjet e Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë ndërsa Adea Batusha u dënua me 2 vjet. /Periskopi/