Kosovës i ndryshohen kufijtë edhe në dokumentet e Brukselit

Kosovës i ka dalë problem me kufijtë edhe në dokumentet zyrtare të Bashkimit Evropian. Vetëm pak muaj pas nënshkrimit të Traktatit të Komunitetit të Transportit me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova ka deponuar deklaratë në Komisionin Evropian përmes së cilës shpreh mospajtimin për kufijtë e paraqitur. Por, aty nuk tregohet se cilat janë devijimet. Kosova nuk i ka caktuar kufijtë ende me Serbinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë, shkruan sot Koha Ditore.

“Kosova ka deponuar një deklaratë përmes së cilës ka shprehur mospajtimin lidhur me paraqitjen e kufijve të vendit tonë në hartat e bashkëngjitura në traktat. Një deklaratë tjetër e nënshkruar nga ministri i Punëve të Jashtme duhet të deponohet edhe tek shteti depozitar në momentin që krijohet sekretariati”, thuhet në dokumentin të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”.

Problemin me kufijtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të MPJ-së. Por ata nuk kanë treguar se pse është pranuar të nënshkruhet marrëveshja me kufij të tjerë.

“Në ditën e nënshkrimit të këtij Traktati, Kosova ka deponuar një deklaratë, nëpërmjet Notës Verbale, me të cilën nuk është pajtuar me hartat e bashkëngjitura dhe që nuk i njeh ato. Shtet depozitar nuk ka ende, pasi që depozitar aktual është vetë Komisioni Evropian”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së, e cila tani drejtohet nga Behgjet Pacolli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme