Pas pak minutash pritet të fillojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.
Deputetët kanë filluar të mblidhen në hollin e Kuvendit.
Kjo seancë është vazhdim i seancës së javës së kaluar, e cila u ndërpre pas arrestimit të tre deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi dhe Albulena Haxhiu.