Këshilli për vlerësimin e aktakuzave ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale Publike për rastin “Tanku”.
Për momentin nuk është caktuar data për fillimin e gjykimit ndërsa nuk është caktuar as edhe gjykatësi i cili do të udhëheq lëndën.Rasti “Tenk” ka të bëj me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimeve nga ana e ish ministres për punë të brendshme Gordana Jankullovska dhe eprorit për furnizime publike Gjoko Popovski, gjegjësisht për blerjen e “mercedesit” luksoz në vlerë prej mbi gjysmë milion euro, me çka e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit.Gjykata e Apelit në Shkup më 8 nëntor vendosi që bisedat e përgjuara për blerjen e “mercedesit” të jenë provë në gjykimin për rastin “Tanku”.