Haradinaj: Ligji për Liritë Fetare kusht për anëtarësim në UNESCO, deputetët ta votojnë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paraqitur sot para deputetëve projektligjin për Liritë Fetare.

Haradinaj ka thënë se ky projektligj rregullon pozitën juridike të bashkësive fetare.

Haradinaj ka thënë se ky ligj është i bazuar në konventën ndërkombëtare. Haradinaj duke ua kujtuar deputetëve se miratimi i këtij ligji është njëri nga kushtet për anëtarësim në UNESCO u ka bërë thirrje deputetëve ta votojnë.

Me këtë projektligj Kosova do ti ketë gjatë bashkësi fetare: BIK, Kisha Serbe, Katolike, Besimi Hebre, Kisha Protestante dhe Ungjillore dhe po ashtu është shtuar edhe Bashkësia e tarikateve të Kosovës./Lajmi.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme