Dreshaj: I padrejtë vendimi për rivotim në Istog

Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Istogut, Gani Dreshaj, ka thënë se është e padrejtë që të shkohet në rivotim për kryetar të kësaj komune.

I pyetur nga KALLXO.com rreth vendimit të PZAP-së që Komuna e Istogut të rivotojë për kryetar, Dreshaj tha se do të bëjnë ankesa.

“Sa për mua, edhe po të shkojmë çdo javë në rivotim e mposhti atë (Haki Rugovën). Ne në rivotim nuk mund të shkojmë pa u bërë rinumërimi i votave, për të parë si më kanë dalë të pavlefshme mua 850 vota të shqiptarëve dhe si kam mundur unë të fitojë prej 420 votave 380 me kusht që nuk kanë pasur gisht të LDK-së”, theksoi Dreshaj.

Sidoqoftë, kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut thotë se në asnjë opsion nuk frikësohet nga kandidati i LDK-së, Haki Rugova.

“Çfarë thonë gjykatat unë i përmbahem”, tha Dreshaj.

Ndryshe, pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të sjella me postë, Dreshaj ka përmbysur rezultatin që ishte në favor të Haki Rugovës.

Mirëpo, kandidati i LDK-së e ka quajtur “të manipuluar” kontingjentin e votave që mori rivali i tij, Gani Dreshaj.

“Kanë votuar njerëzit e vdekur, kanë votuar njerëz që nuk jetojnë këtu edhe s’kanë haber dhe kurrë s’e kanë kaluar kufirin e Kosovës”, shtoi ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme