Pas vendimit për rivotim në Istog, Gani Dreshaj paralajmëron këtë veprim

Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut Gani Dreshaj thotë se nuk pranon të hyjë në rivotim edhe një herë, pa u rinumëruar votat e balotazhit të 19 nëntorit, pasi është i bindur në fitore.

Në një prononcim përmes telefonit për KosovaPress, Dreshaj tha se do të ankohet në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-it.

“Nuk hyj në rivotim pa u rinumëruar njëherë votat. Me bë me hi në rinumërim nuk më duhen fare votat me postë, sepse e di që fitoj. Në Gjykatën Supreme do të ankohem dhe do ta pranoj vendimin e gjykatës”, tha Dreshaj.

Sot PZAP-i vendosi që të shkojë komuna e Istogut në rivotim, pas ankesës së LDK-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme