Lancaster: Formimi i ushtrisë në gjysmë të rrugës, çelësi është partneriteti me NATO-n

Ministri i Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancaster, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin Ramush Haradinaj, tha se se është kthyer në Kosovë pas 18 vitesh që të shoh zhvillimet e FSK-së.

Sipas tij, transforimi i FSK-së në ushtri është në gjysmë të rrugës, kurse çelësi i këtij problemi është partneriteti me NATO-n.

“Në lidhje me lidhjet mes vendeve tona shpresoj që prezenca jonë tregon përkushtimin ndaj Kosovës ne jemi të përkushtuar që të krijojmë një platformë të qëndrueshme. Unë kam ardhur të shoh zhvillimet në FSK dhe jam i lumtur që Kosova dhe vendi jonë kanë punuar në këtë aspekt dhe është një rrugë dhe ne jemi në gjysmë të kësaj rrugë dhe çelësi është partneriteti me NATO-n, e di se do të hasim në pengesa”, tha ai.

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj, tha se transformimi i FSK-së në ushtri do të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Nëse ky proces vonon sipas kreut të ekzekutivit duhet që të shoin mënyra të tjera, por që ushtria do të formohet në kohë optimale, raporton EO.

“Jemi të përkushtuar që kjo të behët përmes ndryshimeve kushtetuese nëse në një kohë optimale kjo nuk do të ndodh do të shohim se çfarë do të ndërmarrim por tani jemi nëpër ndryshimet kushtetuese”, tha Haradinaj.

Kryeministri foli edhe për përfshirjen e ShBA-së në dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, ShBA-të duhet të jenë lehtësues të dialogut dy palësh.

“Një ndihmë e kërkojmë nga të gjithë miqtë”.

Lancaster fillimisht është takuar me presidentin Hashim Thaçi, kurse më vonë gjatë ditës do të zhvillojë vizitë edhe në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku do të pritet nga ministri Rrustem Berisha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme