Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Xhes Bejli , nga Kuvnedi I Maqedonisë tha sot se si SHBA-të ashtu edhe BE-ja e kanë shprehur qëndrimin e tyre sa u takon atyre që organizuan ngjarjet e 27 prillit, duke thënë se ata organizatorët e protestave që e shëndrruan të enjten e 27 prillit në një ditë të përgjakshme, ata duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.
I pyetur nëse është e vërtetë se pas tij, si ambasador I SHBA-ve në Shkup do të emërohet Hojt Ji, Bejli tha se momentalisht ai është ambassador I SHBA-ve në Shkup dhe se me sa ai ka informacion nga Shtëpia e Bardhë nuk ka pasur të nominuar, duke shtuar se informacion për këtë jep vetëm Shtëpia e Bardhë.
E.SH
Almakos.com