Në kohën e qeverisjes, vajza e Çavkovit ka blerë Porsche 120 mijë euro

Një pjesë e mediave maqedonase kanë shkruar se fëmijët e ish-ministrit të brendshëm, Mitko Çavkov bëjnë jetë luksi, duke poseduar makina sheikësh.

Sipas portalit Dokaz, vajza e Çavkovit posedon një makinë Porshe Panamera, vlera e së cilës shkon mbi 120 mijë euro. Kjo makinë luksoze nuk dihet se si është përfituar dhe nuk jepen detaje nga ky portal.

Por një info të shkurtër për të ka dhënë një aktivist i shoqërisë civile, i cili ka nxjerrë foton e makinës dhe vlerën e saj.

Po ashtu edhe djali i Çavkov u nënvizua nga portalet se posedon makina luksoze, mes të cilave edhe një Mercedes me një vlerë prej 100 mijë euro.

Ish-ministri i brendshëm Çavkov përfundoi në burgun e Shutkës, pas shqiptimit të paraburgimit prej 30 ditëve. Ai akuzohet se si drejtor i byrosë së sigurisë publike dhe shef i shtabit operativ natën e 27 prillit nuk kishte dhënë urdhër për më shumë se dy orë për të ndërhyrë policia në Kuvend, ku po rrezikohej jeta e deputetëve dhe gazetarëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme