BDI e Kumanovës kurrsesi ta bind të parin e Komunës, Maksim Dimitrievski, se ata janë partia fituese të shqiptarët në Kumanovë. Burime tona thonë se Dimitrievski është i bindur se ai e ka legjitimitetin e shqiptarëve dhe se partia e tij ka marrë vota nga shqiptarët më shumë se çdo parti tjetër në Kumanovë, transmeton Express.
Udhëheqësit e bisedimeve, nga radhët e BDI-së, për të hyrë në pushtetin lokal të Kumanovës nuk gjejnë argument për ta bindur të kundërtën e asaj që thotë Dimitrievski.
Nuk dihet edhe sa do të zgjasë kjo “telenovelë” në Kumanovë. BDI nuk e merr guximin të del në opozitë, ndërkaq Dimitrievski nuk është ai që lëshon pe, për ambicie të disa shqiptarëve të BDI-së që duan të bëhen drejtorë.