Zbulohen detajet e fundit nga hetimet për mbetje mortore në disa zona në Kosovë

Kryetari i Komisionit për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj në një bisedë për Gazeta Blic ka komentuar hetimet e fundit për mbetje mortore që po bëhen në disa zona të Kosovës, ku dyshohet të ketë eshtra të mbetura nga lufta e fundit në Kosovë.

Gjetaj për Gazeta Blic fillimisht ka folur për mbetjet mortore të së paku tre personave, që janë gjetur ditëve të fundit në një lokacion në dalje të Gjakovës, në afërsi të zonës industriale që ndodhet rrugës për Prizren.

Ai tha se deri më tani nuk ka ndonjë identitet të identifikuar, pasi që po bëhen analizat në mjekësinë ligjore.

“Identintiteti do të përcaktohet nga analiza, tash nuk e dimë a janë të luftës së fundit apo jo, por kryesore janë mbetje mortore, gjegjësisht eshtra që janë me origjinë njerëzore, për të tjerat jemi duke i pritur analizat, nuk mundemi pa ju nënshtruar analizës të flasim, kështu që ato do të procedohen në mjekësinë ligjore dhe kur të bëhet krahasimi me mostra të gjakut do të shohim a ka përputhshmëri a jo”, pohoi Gjetaj për Gazeta Blic.

Mirëpo, moti që ka mbajtur ditëve të fundit në Kosovë, siç duket ka vështirësuar punën e mëtejshme, pasi që sipas Kryetarit të Komisionit për Persona të Pagjetur, gërmimet po vazhdojnë ende.

“Sipas informacioneve gërmimet pjesërisht janë kryer, por siç duket do të vazhdojnë më tutje. Ka disa ujë që duhet të pastrohet dhe më tutje nuk e di si veprojnë ekspertët”, pohoi ai.

Ndërsa, Gjetaj ka dhënë detaje edhe nga gërmimet që po ndodhin në dy zona në Podujevë, përkatësisht në fshatin Lupç dhe Majanc ky sipas informacioneve të hetuesisë ka eshtra të dy personave, viktima të luftës së fundit.

“Dje është punuar në Lupç, ka qenë një lokacion një pikë në varrezat në Lupç të poshtëm ku është dyshuar për një trup që ka qenë viktimë e luftës dhe tash në radhë është Majanci edhe atje dyshohet në një pikë në një lokacion Lupç-Majanc, në fushat e Lupçit, bile janë ato fushat më afër Majancit që duhet të vlerësohen, dyshohet edhe atje për një person që është viktimë e luftës sipas informatat që janë siguruar nga organet kompetente të hetuesisë” shtoi ai.

Ndryshe, Gjetaj tha për Gazeta Blic se deri më tani këtë vit është punuar në 17 lokacione ku ka dyshime për mbetje mortore.

Tash 17 vite pas përfundimit të luftës, edhe 1650 kosovarë vazhdojnë të mbesin të zhdukur./GazetaBlic

Prenk Gjetaj- Kryetari i Komisionit për Personat e Pagjetur

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme