Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar një sërë projektligjesh të mbetura nga seanca e së mërkurës, që nuk kishin arritur të votoheshin për mungesë kuorumi.
Aty u votua edhe raporti vjetor i BQK-së për vitin 2016, por pati debat të gjatë, raporton KTV.
“Vetëvendosje” e akuzoi ish -guvernatorin që tash është ministër i Financave, Bedri Hamza, se ka bërë shkelje të ligjit.
Debati u nxeh edhe më shumë kur u fol për kartonin e gjelbër.
Megjithatë me 67 vota për, deputetët miratuan këtë raport të BQK-së, siç e votuan edhe projektligjin për shoqëritë tregtare, atë për Standardizim, plotësim-ndryshimin e ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, atë për infrastrukturën kritike, si dhe për noterinë, të gjitha këto të bartura nga seanca e së mërkurës, pasi që nuk arritën të votoheshin për mungesë kuorumi.
© KOHA.