Mali i Zi është optimist se pas 5 ose 6 viteve do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq në Rubikon të KTV-së ka thënë se janë afruar shumë dhe konsideron se janë liderë në rajon karshi këtij procesi.
Ministri, Srdjan Darmanoviq në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se ata bën hapa të shpejtë përpara duke ju referfuar anëtarsimit në NATO.
“Kemi hapur 22 kapituj nga 33 dhe shpresojmë që deri në fund të kryesimit të Bullgarisë respektivisht deri nga gjysma e vitit të ardhshëm do t’i hapim të gjithë kapitujt. I kemi mbyllur tre, por kjo pason edhe pas kësaj. Kështu që nëse Bashkimi Evropian i mbetet besnik zgjerimit, ne shpresojmë se do të mund të bëhemi shtet anëtar edhe para këtij afati prej vitit 2025”, ka thënë ai.
“Mendoj se me kushtet me të cilat BE-ja do të përkrahte fuqishëm politikën e zgjerimit në Ballkan dhe t’u përmbahej parimeve që tani janë në fuqi, respektivisht që secili shtet të anëtarësohet bazuar në meritat e veta, atëherë Mali i Zi do të mund të bëhej shtet anëtar të themi në afat prej 5 deri në 6 vjet”.
Darmanoviq thotë se janë të kënaqur me pozitën në nivelin global.
“Ne hymë në NATO pas 11 vjetësh pas pavarësisë. Dikush do të thoshte se kjo është gjatë, por në epokë historike kjo është periudhë shumë e shkurtër, sidomos për një shtet de facto të ri, që pavarësinë e vet e riktheu pas më shumë se 80 vjet! Kjo arritje është edhe më e madhe sepse ne duhej të negocionim për anëtarësim në NATO dhe të luftonim krejtësisht vetëm. Është shumë më e lehtë kur hynë në një klub kaq të madh si një grup i shteteve sidomos nëse ato shtete janë ato që ecin përpara. Ne nuk e kishim këtë privilegj”, ka thënë ai.
Të gabuar e vlerëson mendimin se Ballkani do të duhej të anëtarësohej në bllok në BE.