Veseli: Mos ratifikimi i Demarkacionit mund të ketë zgjatje të agonisë dhe izolimit të Kosovës

“Shënimi i kufirit me Malin e Zi është interesi më i madh strategjik i Republikës së Kosovës”, tha Veseli në Zonën e Debatit në Klan Kosova.

Veseli shtoi se mosshënimi i kufirit vetëm sa do t’i japë hapësirë influencës së Serbisë dhe Rusisë në manipulimin e situatës së pazgjidhur të Kosovës me një partner të NATO-s.

“Shënimi i kufirit duhet të përfundojë sa më shpejtë, është në interes strategjik”.

Veseli tha se pavarësisht a do të ishin në pozitë apo opozitë, ata do ta votonin demarkacionin.

“Është në interesin e Kosovës të përfundojë sa më shpejtë ky pretekst”.

“Mund kjo të më humbë vota. Shënimi i kufirit duhet që të ndodhë sa ma shpejtë”.

“Është në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

“Çdo vonesë nuk do ta ndryshojë situatën”.

“Mund të ketë vetëm zgjatje të agonisë dhe izolimit të Kosovës”.

“Partia Demokratike e Kosovës do ta ratifikojë me shumicën absolute të kuvendarëve të vet”

“Të ketë një presion publik më të madh që të mos manipulohet me këtë qëllim”.

Sipas Veselit, moszgjidhja e kësaj çështjeje me Malin e Zi i jep mundësi Serbisë dhe Rusisë të ketë influenca të veta në konflikte të paqena në Ballkan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme