Arbër Rexhaj në fjalën e tij në Kuvend kërkoi që në bashkësi fetare në Kosovë të shtohet edhe Kisha Ortodokse Shqiptare.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i Vetëvendosjes Arbër Rexhaj kërkoi që Projektligji për Liritë Fetare ta Njohë edhe Kishën Ortodokse Shqiptare si bashkësi fetare në Kosovë.
Propozimin e tij Rexhaj e arsyetoi me fjalët se historikisht shqiptarët e Kosovës e kanë pasur edhe këtë fe, ndërsa deklaroi se disa nga monumentet që konsiderohen trashëgimi e Kishës Ortodokese Serbe në Kosovë u takonin shqiptarëve.
Edhe Milaim Zeka, deputeti i Nismës kërkoi që në Projektligj kisha ortodokse të mos definohet si serbe, por si Kishë Ortodokse e Kosovës.
Sipas Zekës, kjo duhet të bëhet për të mos fyer shqiptarët e Kosovës që kanë këtë fe.
Në Kuvendin e Kosovës janë hapur diskutimet për Projektligjin për Liritë Fetare, pasi rreth tij janë deklaruar shefat e grupeve parlamentare.