Haziri insiston në rrëzimin e Qeverisë: Shumë shpejt do të ketë zgjedhje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri vazhdon të insistoje për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në vitin 2018.

Ai ka thënë se shumë shpejtë do të ketë zgjedhje. Haziri në një postim në facebook ka shkruar se edhe pse gjatë vitit 2017 kanë qenë dy palë zgjedhje, ka thënë se qeveria aktuale nuk mund të përballojë sfidat politike duke emëruar zëvendësministra e duke blerë paqen sociale.

“Pranvera po vjen, shumë shpejt do të ketë zgjedhje. Jemi lodh nga dy palë zgjedhje sivjet, por kjo qeveri nuk mund të përballojë sfidat politike duke emëruar zëvendësministra e duke blerë paqen sociale me këso ndarje të buxhetit”, ka shkruar Haziri në facebook./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme