Një djalë shtatë vjeç që ëndërronte të bëhej mjek, ka vdekur si pasojë e të ftohtit jashtë shtëpisë së tij.
Hakein Hussain u shpall i vdekur në vendngjarje pasi mjekët u thirrën në një pronë në Birmingham, në orën 7:30 të dielën.
Nxënësi besohej të ishte jashtë shtëpisë për disa kohë dhe thuhet se pësoi një sulm kardiak, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.
Mendohej se ai iu nënshtrua hipotermisë në temperatura të ngrirjes, edhe pse kjo nuk u konfirmua mbrëmë.
Ekzaminimi pas vdekjes do të bëhet sot.
Halla e djaloshit Aroosa Kausar tha: ‘Hakeem kishte një të ardhme kaq të shkëlqyer. Ai ishte një djalë i ëmbël dhe shumë i gjallë.”
“Ai vuajti nga astma. E pashë mamanë e tij në një mbrëmje, por nuk dua të them asgjë për këtë,” shtoi ajo.
“Ajo ishte me të vërtetë e mërzitur dhe zemërthyer. Ajo nuk dëshiron të flasë personalisht për momentin”.
Policia tha se nuk mund të spekulojnë për shkakun e vdekjes. Fqinjët thanë se shtatëvjeçari ishte zhvendosur në një pronë të zonës së Nechellsit me nënën e tij vetëm dy javë më parë./Periskopi/