Zarif: SHBA nuk do të arrijë që të largojë Iranin nga Siria

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif thotë se përpjekjet e Shteteve të Bashkuara, për të larguar këshilltarët ushtarakë dhe luftëtarët e Iranit nga Siria, si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës civile gjashtë vjeçare nuk do të kenë sukses.

“Qëllimi i administratës amerikane është që të largojë Iranin nga Siria”, ka thënë Zarif në një konferencë për media në Romë.

“SHBA-ja dhe Rusia nuk mund të vendosin për Iranin. Ne jemi atje me kërkesën e Qeverisë siriane. Është rajoni jonë. Ai është Gjiri Persik jo dhe Gjiri i Meksikës. Ne nuk do të shkojmë askund”, ka thënë Zarif.

Përpjekjet e SHBA-së, që Irani të tërhiqet nga Siria – gjë të cilin zyrtarët amerikanë kanë thënë se është qëllimi i tyre për të mbështetur negociatat e paqes në Siri të sponsorizuara nga OKB-ja – kanë marrë mbëeshtjetjen nga aleatët kyç të SHBA-së në rajon, përfshirë Izraelin dhe Arabinë Saudite.

Rusia gjithashtu është aleate e Sirisë dhe fuqishëm mbështetë prezencën e Iranit në Siri. Por, zyrtarët e SHBA-së shpresojnë të fitojnë mbështetjen ruse për tërheqjen e trupave iraniane, si pjesë e një marrëveshjeje universale për Sirinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme