Qeveria: Rreth demarkacionit do të kërkohet zgjidhje me Malin e Zi

Qeveria e Kosovës ka thënë se hapat e ardhshëm për demarkacionin do të ndërmerren tek pasi Komisioni për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi do ta dorëzojë raportin final, shkruan “Zeri.info”.

“Komisioni për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror pritet që së shpejti ta dorëzojë raportin me gjetjet e tij dhe pas kësaj do të ndërmerren hapa konkretë”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria po ashtu ka ripërsëritur edhe një herë mundësinë që kjo marrëveshje të përfundojë në Arbitrazh po që se nuk arrihet deri te një zgjidhje.

“Marrëveshja aktuale e Demarkacionit nuk e ka shumicën në Kuvend dhe rrjedhimisht çështja mbetet e hapur dhe si e tillë mund të përfundojë në Arbitrazh. Me Malin e Zi do të kërkohet zgjidhje për çështjen, por gjithë këtij procesi i është kushtuar një vëmendje e posaçme që prej ditës së parë të qeverisë ‘Haradinaj’ me shkarkimin e komisionit të vjetër dhe emërimit të një komisioni të ri.

Do të ndiqen standardet dhe praktikat e avancuara ndërkombëtare për të siguruar një epilog profesional”, thuhet më tej në përgjigjen e Qeverisë dhënë “Zërit”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme