Kurti dhe Kadaj-Bujupi mbeten në paraburgim

Deputeti Albin Kurti dhe deputetja Donika Kadaj-Bujupi do të vazhdojnë të mbesin në paraburgim, njofton Klan Kosova.

Kështu ka vendosur trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prishtinës në seancën që është mbajtur sot për për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend të Kosovës, në vitin 2015.

Të akuzuar në këtë rast janë edhe deputetët tjerë të VV-së, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu të cilët mbrohen në liri.

Seanca e radhës do të mbahet më 7 dhjetor 2017, në ora 09:00, ndërsa në këtë seancë janë paraparë të ftohen dëshmitarë Armend Zemaj, Naser Osmani dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme