Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, më nuk do të rrezikohet të arrestohet kur del jashtë Kosovës, shkaku i fletarrestit ndërkombëtar të dorëzuar në Interpol nga Serbia.
Lista prej 22 personave nga Kosova që kërkoheshin nga Interpoli me kërkesë të Serbisë, sipas portalit Indeksonline, është reduktuar.
Mësohet se nga lista është hequr edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Madje i njëjti i prinë listës së emrave të hequr nga kërkimi në Interpol.
Pas ndalimit të Haradinajt në Francë muaj më parë, Policia e Kosovës, pas kërkesës së Qeverisë, ka kërkuar nga Interpoli t’i dijë emrat e kosovarëve që kërkohen nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë, dhe në atë listë më nuk figuron emri i kryeministrit kosovar.
Nga lista e kosovarëve të kërkuar nga Interpol, janë larguar 18 emra.