Shqipëria po kalon gjendje të vështirë shkaku i përmbytjeve nga të reshurat e mëdha që e kanë përfshirë ditëve të fundit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me këtë rast ka thënë se Kosova është e gatshme të ndihmojë Shqipërinë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në zonat e përmbytura.
“I shqetësuar me gjendjen e rëndë në Shqipëri, pas vërshimeve që kanë përfshirë pjesë të mëdha të territorit atje. Institucionet e Kosovës, përfshirë trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë në gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në zonat e përmbytura nga moti i keq. Mendjet dhe zemrat tona janë me ta, shpresoj që kjo gjendje e krijuar nga reshjet të tejkalohet sa më parë”, ka thënë Veseli.